Tetë lojtarët dhe trajnerët që e ndryshuan futbollin përgjithmonë

Futboll 01 Shkurt 2019 13:16

Loja e futbollit – po, është vetëm lojë – është e përshkuar nga revolucionaristët.

Vazhdimisht evoluon. Nuk stagnon, dhe nëse fillon të stagnojë, dikush vjen dhe e sjellë timonin.

Kjo mund të vijë nga ndonjë lojtar, trajner, ose nganjëherë nga të dy.

Këta janë tetë njerëzit që arritën të lënë gjurmë, duke bërë revolucion në futboll.

Claude Makelele

Carlos Tevez,Claude Makelele

Kemi disa shembuj ndër vite kur lojtarët janë bërë sinonim i një pozitë të caktuar, veçanërisht nëse ato pozita nuk janë shumë të zakonshme.

Sidoqoftë, pak lojtarë kanë mundur të përvetësojnë pozitat e tyre, siç e kishte bërë Claude Makelele.

Mesfushori francez e bëri këtë në pozitën e mesfushorit defanziv. “Roli Makelele” është vërtetë “i lehtë”. Ju vetëm duhet ta lexoni çdo lëvizje në fushë me precizitet të jashtëzakonshëm, dhe të veproni në kohë. Punë e thjeshtë.

Johan Cruyff

Dutch midfielder Johann Cruyff dribbles

Epo, ndoshta Johan Cruyff nuk mund të njihet si dikush që e ka përvetësuar shumë pozitën e tij, por ai sigurisht se është i paarritshëm në aspektin e aftësive teknike; rrotullimi Cruyff.

Kjo e fundit është bukuri e vërtetë. Natyrisht, nuk është e arritura e vetme e holandezit.

Puna e tij e jashtëzakonshme si trajner i Barcelonës, efektivisht e shëndrroi futbollit në gjithçka që e duam sot.

Xavi Hernandez

Spanish midfielder Xavi Hernandez celebr

Është një emër i lidhur ngusht me filozofinë ekzakte të Cruyff, që e kishte në “Camp Nou”.

Por në shumë mënyra, momenti definues i revolucionit nga ai, erdhi me Kombëtaren e Spanjës në Euro 2008.

Sigurisht, ai tashmë konsiderohej gjërësisht si talent i madh, por masterklasi i tij me pasime në Zvicër dhe Austri atë verë, tregoi se kjo filozofi mund të përdorej me sukses edhe me Kombëtaren, diçka që madje as Cruyff nuk kishte mundur ta bënte.

Sir Bobby Robson

Bobby Robson,Jose Mourinho

Vetëm duhet të dëgjojmë ata që kanë luajtur nën urdhërat e Bobby Robsonit çfarë thonë për të, për ta kuptuar efektin që ai pati në futboll.

Ndoshta një prej trajnerëve më të mirë të të gjitha kohëve, Robson perfeksionoi artin e motivimit dhe vetëbesimit përgjatë karrierës së tij.

Dashuria që kishte ndaj lojës ishte e papërshkrueshme, dhe lidhja e tij me fansat e dëshmon këtë.

Gjithashtu duhet të shikojmë emrat e lojtarëve dhe trajnerëve që punuan me të, dhe u bënë teknikët më të mirë të kësaj gjenerate. Krejt falë tij.

Lionel Messi

Lionel Messi

Çfarë tjetër ka mbetur për t’u thënë për Lionel Messin? Epo, shumë, shumë, shumë pak. Por prapë do ta provojmë.

Argjentinasi ka rivendosur parametra të ri se si t’i gjykojmë sulmuesit.

Shpërthimet e tij me gola dhe asistime, të cilat po vazhdojnë të na fasionojnë, janë të tilla që është e vështirë t’i injorojmë.

Krejt këto kanë ardhur nga një njeri, i cili dikur u konsiderua se ishte “shumë i vogël” për t’u bërë futbollist. Ja, e provuam.

Pep Guardiola

Josep Guardiola

Asnjë revolucion nuk është krejtësisht origjinal. Gjithmonë do të ketë influenca, pika referimi që bëhen fondacion për diçka krejtësisht të re.

Pikërisht këtë e bëri Guardiola.

Duke ndërtuar mbi të lënat e dy revolucionarëve që i përmendëm më lartë, Johan Cruyff dhe Bobby Robson, ai solli një stil të freskët të futbollit modern. Pjesa tjetër mbetet histori.

Arsene Wenger

Arsene Wenger with Nigel Winterburn

Ndoshta më famëkeqi nga të gjithë të tjerët, por nëse i keni dëgjuar tributet për të pasi u largua nga Arsenali, do ta kuptoni pse gjendet në këtë listë.

Arsene Wenger, gati i vetëm, e solli Premier Leaguen nga epokat e errëta, në shekullin e 21-të.

Idetë e tij ishin të panumërta. Dijenia e tij taktike dhe ekonomike, nuk duan fjalë. Kur të gjitha të thuhen dhe të bëhen, ai mbetet vetëm një pioner.

Një që qëndroi rrotull më gjatë se që duhej.

Sir Alex Ferguson

Man Utd v Swansea

Njeriu që e udhëhoqi futbollin në shekullin e fundit. Lista e të arriturave të skocezit do ta bënte të mërzitshëm këtë artikull, kështu që nuk do t’i përmendim të gjitha këtu, por të gjithë e dimë cilat janë.

Dhe nëse nuk i dini, duhet t’i mësoni.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam luajtur për barazim.”

Kjo thënie përmbledhë gjithçka që duhet të dini për Fergie. /Insporti.com/

-->