Tetë milionë euro në sezon – zbulohet oferta për Vedat Muriqin

Futboll 18 Qershor 2020 19:28

Vedat Muriqi ka marrë një ofertë tepër tunduese nga Arabia Saudite. Sulmuesi i Kosovës, që ka shkëlqyer me fanellën e Fenerbahce në Superligën turke, është një ndër më të kërkuarit në merkato, me shumë klube të mëdha që janë vënë pas tij.

Lazio, Tottenham dhe Renne janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për 26 vjeçarin, por oferta saudite, ka trazuar ujërat. Sipas Umit Erol, një ofertë prej 8 milion eurosh në sezon pagë është vendosur në tavolinën e Muriqit.

Vedat Muriqi, i cili ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon me Fenerbahce, ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 6 herë, ndërsa në Transfermakt, vlerësohet 9.5 milion euro. Fenerbahce e ka nxjerrë në shitje, por nuk do të dëgjojë asnjë ofertë poshtë 15-20 milion euro.

-->