Tetova pas fitores ndaj Malishevës: Jemi të detyruar që të luajmë me lojtarët e njëjtë

Futboll 23 Tetor 2021 15:34

Ulpiana ka arritur që të këndellet nga humbja 6-0 ndaj Llapit dhe tani arriti fitore të madhe si mysafire ndaj Malishevës.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri Tetova, i cili tha se ishte i lumtur me fitoren.

“Jam i lumtur me këtë fitore, kishim vështirësi ku i lejuam kundërshtarit hapësirë por në fund fituam”.

“Atëherë, pas disfatës së madhe kemi punuar në anën psikologjike me lojtarët dhe reagimi i tyre ishte në fushën e lojës, kështu që i përgëzojë djemtë”.

“Përbërja e lojtarëve është problem për ne, jemi të detyruar që të luajmë me lojtarët e njëjtë. Kishim mungesa të Egzonit dhe Rapucës, të cilët ishin me kartona. Avash avash dhe hap pas hapi do kërkojmë fitoret në shtëpi”, ka thënë Edlir Tetova për Art Sport.

Ulpiana gjendet në vendin e parafundit në tabelë me 9 pikë

-->