Teuta e Durrësit nënkampione e Ligës Ballkanike

Basketboll 08 Prill 2019 13:58

Skuadra e parë shqiptare që arrin në finale të ndonjë lige evropiane është Teuta e Durrësit.

Në ndeshjen finale të Ligës Ballkanike të zhvilluar në palestrën “Feti Borova” në Tiranë, Teuta ka pësuar humbje nga Blokotehna, me rezultat 68:82. Te skuadra fituese basketbollistët më efikas ishin Brandon Penn (shënoi 30 pikë) dhe Bozo Djumic (18), ndërsa te Teuta më efikasit ishin Endrit Hysenagolli (18) dhe CJ Wilson (13).

Të përkujtojmë me këtë rast se, Prishtina ka qenë dy herë fituese e kësaj lige, ndërkaq Bashkimi i Prizrenit në vitin e kaluar kishte luajtur në finale.