Teuta mund të përballet me Hajdukun e Ardian Ismajlit në Ligën e Evropës

Futboll 09 Korrik 2019 23:29

Nëse Teuta kalon turin e parë kualifikues të Europa League ndaj letonezëve të Ventspils me 99% të shanseve në ruandin do të ketë përballë gjigandët kroatë të Hajduk Split.

Skuadra ku luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë, mbrojtësi i kombëtares Ardjan Ismajli dhe mesfushori me tipare sulmuese Francesco Tahiraj, mori një fitore të thjeshtë në transfertën malteze në sfidën ndaj Gziras me rezultatin 0-2 që pothuajse e kualifikon në turin e dytë të Europa League.

Golat për Hajdukun e Splitit u shënuan nga Gyurcso në fundin e pjesës së parë dhe Dolcek në minutën e 6-t shtesë. Përsa i përket dy lojtarëve shqiptarë Ismajli e nisi sfidën si titullar në qëndër të mbrojtjes dhe luajti deri në fund, ndërkohë që Francesco Tahiraj u aktivizua në minutën e 67-të.