Teuta udhëton drejt Andorrës, përmbysja mision i vështirë

Futboll 27 Korrik 2021 09:36

Humbja e pësuar 0-2 të enjten e shkuar ndaj Inter Club d’Esclades ishte befasuese dhe zhgënjyese për skuadrën kampione të Shqipërisë, Teutën.

Në letër ishte ekipi shqiptar që e kishte më te thjeshtë kalimin në raundin e tretë kualifikues të Conference Leagues, por rezultoi skuadra më dështuese e asaj dite.

Për të përmbysur atë humbje në “Niko Dovana”, skuadra e mbretëreshës do të duhet të shënojë 3 herë pa pësuar, ose të fitojë me dy gola diferencë për ta dërguar në shtesë, më e thjesht ta thuash se sa ta realizosh sepse Teuta në 3 ndeshjet e zhvilluara gjatë kësaj vere në Europë nuk ka shënuar asnjë gol.

Gjithsesi kundërshtari nuk është i frikshëm dhe shanset janë për ta përmbysur humbjen në ndeshjen e parë, por sigurisht që asgjë nuk mund të ndodhë nëse performanca zhgënjyese e ofruar në Durrës, do të përsëritej edhe në stadiumin kombëtare të Andorrës.

-->