Tevez: Nëse luajnë Reali – Barcelona, unë shikoj golf

Futboll 11 Tetor 2018 18:10

Carlos Tevez ka luajtur për skuadra të mëdha, si: Manchester United, Manchester City, Juventus, Boca Juniors, ndërsa ka thënë se kurrë nuk ka dashur të shikojë futboll.

“Nuk dua të shikoj futboll, nuk më pëlqen. Nëse luajnë Barcelona dhe Reali, unë e ndërroj kanalin dhe shikoj golf. Kurrë nuk kam qenë fanatik i futbollit, por gjithmonë kam dashur ta kem topin në këmbë”, ka thënë Tevez.

Momentalisht është pjesë e Boca Juniors dhe pret të luajë në gjysmëfinale të Copa Libertadores, ku do të takohet me skuadrën braziliane Palmeiras, ndërsa nëse kualifikohet në finale mund të përballet me rivalin e madh, River Plate.

Tevez këtë trofe e krahason me Ligën e Kampionëve, të cilën e ka fituar në vitin 2008 me Manchester Unitedin. “Nuk i shikoj ndeshjet, por Rivel Plate është skuadër e mirë. Nuk mund të mendoj për finalen, sepse kjo do të ishte mungesë respekti për Palmeiras. Fitimi i trofeve me skuadrën që e do është ndjenja më e mirë për një futbollist”, ka shtuar sulmuesi argjentinas.

Në fund e ka kujtuar edhe rininë e tij të vështirë, gjatë së cilës është përballur edhe me dhunë, sulme e narkomanë. “Ishte e rëndë, por kishim fat dhe shpëtuam”, kujton Tevez.