Thaçi parashikon fitore tjera të mëdha të Kosovës

Nations League 11 Tetor 2018 23:24

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pas fitores së Kosovës ndaj Maltës me rezultat 3:1 është ndarë mjaft i lumtur me paraqitjen e futbollistëve tanë.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me hapa të sigurt është duke u ndërtuar një ekip fantastik.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ndeshjen nuk e pashë, por golat po. I lumtur me fitoren e verdhekaltërve. Ngadalë, por me hapa të sigurt po e ndërtojmë një ekip fantastik, që pa asnjë dyshim do të korrë edhe shumë fitore të tjera në të ardhmen. HTH