Thaqi flet pas humbjes nga Drita: Ekipe si Drita na ndëshkojnë për gabime

Futboll 23 Shkurt 2022 15:16

Drita ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te Malisheva në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i Malishevës, Thaqi tha se ishin të vetëdijshëm me çfarë ekipi cilësor do të përballeshin, teksa shprehet se shumë penallti po akordohen ndaj ekipit të tij.

Ne ishim të vetëdijshëm se kemi një ekip shumë cilësor para vetes. Si ekip vendas jemi një skuadër e fortë, por ekipe me përvojë si Drita të ndëshkojnë për gabime. Mund të kishim reaguar më mirë për golin e parë të pësuar.

Në tre ndeshjet e fundit janë katër penallti ndaj nesh, mendoj se është një numër shumë i madh, megjithatë dikush tjetër e vlerëson. Jemi përpjekur të rikthehemi në lojë, shpresoj që në ndeshjet e sezonit të vazhdojmë me ritmin e rezultateve pozitive“, përfundoi Thaçi.

Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Malisheva renditet e shtata me 23 pikë.

/Insporti.com

-->