Thaqi: Titullin na vodhën jashtë fushës

Futboll 08 Korrik 2020 21:10

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi ka reaguar ashpër në rrjetin e tij social Facebook pas situatës së krijuar me përfundimin e ndeshjes Gjilani – Prishtina, raporton Insporti.com.

Me të përfunduar derbi të cilin e fitoi Gjilani me rezultat 2:1, zyrtarët dhe futbollistët e Prishitnës kërkuar sqarime nga gjyqtarët e ndeshjes pas disa vendimeve të dyshimta, gjithnjë sipas tyre.

Thaqi ka shkruar se ndoshta nuk do të shpallen kampion por asnjëherë nuk do ulin kokën.

“Mund te mos dalim kampion mirëpo asnjëherë  nuk do të ulim kokën sepse jemi të  pastër si loti, te sulmohen kryetrajneri me gjithë stafin nga policia të sulmohen futbollistët që  në fushë kërkojnë pikët me punë dhe djers hallall është e papranueshme. Zoti është mbi gjithçka dhe vetëm Zotit do t’i përulemi gjithmonë. Djemtë e FC Prishtinës në krye me Visar Bekaj që ndëshkohet pa drejtësisht do vazhdojmë kokën lartë sepse titullin nuk e humbëm në fushë mirëpo na e vodhën jashte saj”, shkroi Thaqi.

Mund te mos dalim kampion mirpo asnje here sdo te ulim koken sepse jemi te paster si loti…te sulmohen kryetrajneri me…

Gepostet von Armend Q. Thaqi am Mittwoch, 8. Juli 2020

-->