The Guardian shkruan për ndeshjen Angli – Kosovë, ka këtë vlerësim

Kombëtarja 11 Shtator 2019 09:08

Gazeta prestigjioze The Guardian ka bërë një artikull përmbledhës për trillerin e mbrëmshëm ndërmjet Anglisë dhe Kosovës që përfundoi me rezultat 5:3.

Autorët e quajnë natën e djeshme si “të egër dhe eksentrike”, dhe si një përzirje mes satisfaksionit dhe konfuzionit.

The Guardian shkruan për gabimet në fazën e mbrojtjes të Anglisë, ashtu si për gabimet në mbrojtje të Kosovës.

Anglezët gabuan në mënyrë të tmerrshme në golin e parë, pasi Michael Keane gaboi në pasim dhe Valon Berisha shënoi.

Por më pas, ishin gabimet në fazën e mesfushës defanzive dhe mbrojtëse të Kosovës që ranë në sy. Kishim dalje të shpeshta nga pozicioni të lojtarëve dardanë që i mundësuan sulmuesve anglezë hapësira të mëdha.

Gazeta e konsideron yllin e Dortmundit, Jadon Sanchon, si njeriun që bëri diferencën mbrëmë. 20-vjeçari ia doli të shënonte dy herë, dhe për më tepër përmes aksionit të tij shënoi autogol Mërgim Vojvoda.