The Samford Crimson: Largimi i Muric punë e kryer

Kombëtarja 15 Maj 2019 15:55

Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muric pritet të largohet nga “Etihad Stadium” gjatë afatit kalimtar veror.

Trajneri Pep Guardiola nuk ka pasur mundësi t’i ofrojë reprezentuesit kosovar minutazhin e duhur, andaj klubi po punon në lidhje me atë që ta gjejë zgjidhjen më të mirë për Muriç.

Si një portier i ri dhe i talentuar që është, Manchester City dëshiron ta largojë Muriçin vetëm në baza të përkohshme, pra në huazim, shkruan “The Samford Crimson”.

 

Muric ka luajtur vetëm në Kupën Carabao këtë edicion me Manchester Cityn, ndërsa në Premierligë dhe Kupën FA ka qenë vetëm rezervistë i portierit brazilian, Ederson.

Tutje, mediumi i lartcekur shkruan se portieri i Kosovës me shumë gjasë do të huazohet te ndonjë skuadër për edicionin e ardhshëm, ku do të mund të luante rregullisht.

Ndryshe, Muric ka bërë tri paraqitje edhe për Përfaqësuesen e Kosovës deri më tani, duke shkëlqyer në secilën prej tyre.

Ai pritet të jetë në portën ‘dardane’ edhe për dy ndeshjet e muajit qershor – ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë. /Zëri.info/