The Scotish Sun: Amir Rrahmani transferohet te gjiganti skocez

Kombëtarja 12 Qershor 2019 21:20

Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi i Kosovës gjatë afatit kalimtar të verës mund të bëhet me skuadër të re.

Siç shkruan “The Scotish Sun”, tashmë pas Rrahmanit janë vë tri skuadra.

Celtik, Standard Liege e Amiens në Francë, janë skuadrat që po tentojn goditjen në afatet kalimtare të verës.

Kujtojmë se Rrahmani në vitin 2013 nga Drenica ishte transferuar te Partizani i Tiranës për të vazhduar më pas në Kroaci te RNK Split e Dinamo Zagreb.

Ndryshe Rrahmani ka 24 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës, duke shenuar edhe katër gola, ndërsa në dy ndeshjet e fundit ai edhe ishte kapiten i Kosovës.