Thellohet kriza në Juventus, zbulohet grindja mes Ronaldos dhe Sarrit

Futboll 19 Qershor 2020 17:36

Humbja e fundit e Juventusit në finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit ka sjellë shumë polemika dhe diskutime.

Cristiano Ronaldo ishte tërësisht jashtë pritshmërive të tifozëve, ndërsa në asnjë moment nuk arriti që të bënte diferencën në fushë.

Por çfarë ndodhi me Juventusin? “Top Calcio 24” ka zbuluar se përpara finales ka pasur një grindje në dhomat e zhveshjes mes trajnerit Maurizio Sarrt dhe Ronaldos.

Ende nuk është zbuluar arsyeja e konfliktit, por zëri është ngritur më tepër nga çfarë duhet duke ndikuar edhe te skuadra.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që sulmuesi portugez ka probleme me trajnerin. Konfliktet mes tyre nisën që kur Sarri guxoi që ta nxirrte jashtë në dy takime, me Ronaldon që nuk e përtyp dot një vendim të tillë.

-->