Theo Hernandez është gati të tundë afatin kalimtar

Futboll 07 Prill 2020 09:48

Milani duket se në afatin kalimtar të kësaj vere do të humbë Theo Hernandezin.

Mbrojtësi francez ka shkëlqyer në këtë edicion te Rossonerët dhe shumë skuadra e duan transferimin e tij.

Hernandez kaloi në verën e kaluar te Milani nga Real Madridi dhe që nga atëherë ka luajtur titullar për skuadrën italiane.

Por, Marca raporton tani se disa skuadra të mëdha evropiane janë të interesuara në transferimin e tij në afatin e kësaj vere.

Manchester United, Juventus, Paris Sain-Germain e Manchester City, janë vetëm disa skuadra që po tentojnë transferimin e tij.

Milani nuk e do shitjen e tij, mirëpo e gjitha do të varet nga lojtari nëse e do largimin nga “San Siro”.

-->