Theo Hernandez kërkon transferimin tek ky klub

Futboll 28 Maj 2021 15:01

Theo Hernandez u transferua tek Milani në vitin 2019, pas një sezoni shumë të mirë tek Real Sociedad, gjatë kohës kur ishte në huazim.

Aventura e francezit tek Milani ka qenë më e mira në karrierën e tij, ku ka fituar rolin e titullarit absolut.

Hernandez ishte protagonisti kryesor i kualifikimit të Milanit në Ligën e Kampionëve, duke fituar kështu zemrën e shumë tifozëve.

Megjithatë, aventura e Hernandez tek Milanit mund të mbarojë këtë verë, pasi sipas gazetës prestigjoze franceze “Footmercato” është arritur një marrëveshje mes PSG-së dhe lojtarit.

Nënkampionët e Francës nuk kanë mbrojtës të mirë në krahun e majtë dhe 23 vjeçari është një zgjidhje perfekte për ekipin e Pochetinos.

-->