Theu hundën, mesfushori i Lazios operohet me sukses

Futboll 10 Maj 2021 16:29

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic e theu hundën në ndeshjen e mbrëmshme të Lazios ndaj Fiorentinës, shkruan Insporti.

Milinkovic-Savic pësoi thyerje të ashtit të hundës dhe sot ka kryer me sukses operimin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Lazios përmes një postimi në profilin e tyre në ‘Twitter’.

Pavarësisht dëmtimit, Milinković-Savić luajti të gjitha 90 minutat kundër Fiorentina.

-->