Thiago Alcantara prezantohet tek Liverpool

Futboll 18 Shtator 2020 17:07

Mesfushori spanjoll Thiago Alcantara është prezantuar edhe zyrtarisht tek Liverpooli, transmeton Insporti.

Thiago Alcantara ka kompletuar prezantimin tek kampionët e Anglisë, Liverpool dhe pak minuta më parë është prezantuar me fanellën e kuqe.

Spanjolli ishte kërkesa kryesore e trajnerit Jurgen Klopp për këtë afat kalimtar.

Shuma e transferit besohet të jetë rreth 30 milionë euro e cila do të paguhet përgjatë katër viteve.

Thiago ka marr numrin 6 dhe me shumë gjasë do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e ardhshme që Liverpool e zhvillon në Kupë.

-->