Thiago Silva – Milan, vjen lajmi “bombë” nga Italia

Futboll 14 Mars 2020 21:33

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonarod nuk është i gatshëm ta zgjasë kontratën e Thiago Silva edhe për një sezon tjetër.

Prandaj, mbrojtësi brazilian do të largohet gjatë verës.

Kjo është një mundësi që Milan të veprojë për ta rikthyer atë në ‘San Siro’.

Kuqezinjtë kanë qenë më parë të lidhur me ish-lojtarin e tyre, i cili do të arrinte në një transferim të lirë.

Megjithatë, situata në klub është e paqartë pasi nuk dihet se kush do të jetë në krye sezonin e ardhshëm.

Ky ka të ngjarë të jetë një problem i madh në çdo ndjekje të Thiago Silva, pasi klubet në përgjithësi duhet të veprojnë herët në mënyrë që të sigurojnë lojtarin pa asnjë cent.

 

-->