Thiemi e bën gjuajtjen e vitit, e duartroket edhe kundërshtari – pamje

Tenis 04 Qershor 2019 10:44

Dominic Thiem ka ngritur në këmbë shikuesit në ‘Roland Garros’, me një lëvizje e cila është cilësuar si më e mira e vitit.

Tenisti austriak ka qenë në qendër të vëmendjes në Grand Slamin e Roland Garrosit pas kontroversisë me Serena Williamsin rreth dhomës së intervistave, transmeton Insporti

Por, ai e ka lënë këtë incident prapa duke shënuar fitore 3-0 me sete (6-4, 6-4, 6-2) ndaj francezit Gael Monfils për të siguruar një vend në çerekfinale.

Kur po udhëhiqte me dy sete dhe shpresat e Monfls ishin të pakta, Thiemi bëri një gjuajtje e cila ia shuajti të gjitha francezit të gjitha shpresat.

Ai prodhoi një gjuajtje me ‘tweener’, e që është nga shumë është cilësuar si pika e tourneut të këtij Roland Garrosi.

‘Tweener’ është gjuajtje midis këmbëve e cila cilësohet si e vështirë në tenis – në shumicën e rasteve bëhet kur shpina i është kthyer kundërshtarit dhe bëhet pas një lobi – pasi nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u kthyer, kësisoj topi gjuhet ndërmjet këmbëve.

“Kjo ishte e pabesueshme, ishte gjuajtja e turneut. Nuk po mund të besoj se çfarë kemi parë”, ishte reagimi i komentatorëve.

Ndërkaq, Thiem ishte modest, përkundër se kjo u vlerësua si “pika më e mirë e turneut”.

“Nuk kishte zgjidhje tjetër për ta gjuajtur atë top. Sigurisht se isha i lumtur që përfundoi brenda”, tha austriaku 25-vjeçar.

Ai në çerekfinale do të ndeshet me tenistin rus, Karen Khachanov. /Insporti.com/