Thierry Henry “thumbon” Neymar

Futboll 21 Shkurt 2018 13:53

Ish-sulmuesi i Arsenal dhe Barcelonës, Thierry Henry është deklaruar lidhur me largimin e Neymar nga Barcelona drejt PSG-së për shkak se ishte nën hijen e Lionel Messi.

Francezi disi pak i indinjuar me ankesën e Neymar, ka thënë se nëse braziliani është transferuar në Ligue 1 të Francës tek skuadra e PSG-së, për të mos u cilësuar si lojtarë nën hijen e Lionel Messi, atëherë ai nuk e sheh këtë si arsyetim.

“Unë nuk e di nëse me të vërtetë Neymar është larguar nga Barcelona për këtë arsye apo jo. Por atë çfarë di është se, të gjithë lojtarët tjerë janë nën hijen e Messi-t dhe nëse Neymar nuk dëshiron të jetë një prej tyre, atëherë duhet ta ndërrojë sportin”, ishte deklarata e Henry pak me thumb për brazilianin. /Insporti.com

-->