A i thuhet kësaj Superligë?!

Futboll 25 Shkurt 2018 18:48

Në takimin ndërmjet Besës dhe Trepçës’89 është shënuar një moment nga puna e gazetarëve të sportit të Kosovës, që tregon se ne punojmë në kushte në të cilat definitivisht nuk punon askush në Evropë.

Në foto shihet reporteri i Radio Kosovës Fatos Preniqi, të cilit KF Besa nuk ka qenë në gjendje jo t’i ofrojë kushte optimale për punë, por as t’i ofrojë trajtim human.

Preniqi shihet që nuk ka tavolinë dhe ka improvizuar “kabinën” e tij në dy karrige, në njërën i ulur vetë dhe tjetrën të kthyer mbrapsht për të lënë “materialet” e tij të transmetimit.

Këtë stadium e ka licencuar FFK-ja dhe në këtë stadium Besa mëton të zhvillojë ndeshje te Superligës, nëse mbijeton në këtë rang edhe në të ardhmen.

Kushtet nuk janë shumë më të mira as në stadiumet tjera, por ky është kulmi.

Dhe, nëse kësaj i thuhet Superligë, këtu seriozisht humb kuptimin çdo gjë. Insporti edhe më herët kishte raportuar për kushtet jo njerëzore ku punojnë gazetarët e sportit, siç ishin ato në palestrën “Minatori”.

-->