Tifoz i Leeds akuzohet për abuzim racor ndaj pankinës së Arsenalit – ja si reagoi Bielsa

Futboll 19 Dhjetor 2021 09:40

Fitorja e tretë radhazi e Topçinjve në Premier League u shoqërua me akuza të rënda ndaj pankinës së Arsenalit, të cilët ishin shënjestër e abuzimit racor nga një mbështetës i Leeds, transmeton Insporti.

Pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli për incidentin, duke theksuar se ishte një tifoz i vetëm ai që ishte përgjegjës dhe Leeds njoftoi se ishte arrestuar.

“Shumë i zhgënjyer sepse kemi bërë kaq shumë në futboll për ta shmangur atë, por është një person i vetëm. Nuk mendoj se kjo meriton që një stadium i mbushur të paguajë çmimin.

“Ishte një incident i vetëm dhe duhet të raportohet. Është raportuar dhe tani autoritetet do të duhet të punojnë me klubet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.”

Trajneri i Leeds, Marcelo Bielsa lidhur me këtë çështje për Sky Sports tha: “Është e pabesueshme që më bëni këtë pyetje, çfarë mund t’ju përgjigjem?

“Sigurisht që jam kundër të gjitha akteve të diskriminimit”.

Leeds shkroi një deklaratë ku shkroi: “Leeds United mund të konfirmojë se një hetim mbi pretendimet për racizëm gjatë pjesës së parë të lojës sonë me Arsenalin sot janë duke u zhvilluar dhe se një arrestim është bërë në lidhje me akuzat.

“Racizmi nuk do të tolerohet në Leeds United dhe çdo mbështetës që do të zbulohet se përdor gjuhë raciste do të jetë subjekt i një ndalimi të përjetshëm për të gjitha ndeshjet e Leeds United.”

/Insporti.com

-->