‘Tifozat Kuq e Zi’ reagojnë pas arritjes historike për një ligë të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë

Basketboll 10 Shtator 2020 22:00

Pas një pune të gjatë dhe intensive, në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për formimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Një ligë me tetë skuadra. Katër më të mirat nga të dy vendet. Ëndrra e kamotshme bëhet realitet për formimin e një lige mes dy vendeve shqiptare.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Basketbollit e Shqipërisë (FSHB) kanë punuar një kohë të gjatë për këtë projekt madhor, që sot u bë realitet.

Marrëveshjen e nënshkruan, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Pas kësaj arritjeje historike, ka reaguar edhe tifo-grupi zyrtar i Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi” të cilët e kanë mirëpritur këtë.

Postimi i plotë i “TKZ-së”:

“Shqipni Etnike në Ligë Unike

Sot ë, le të vazhdohet me ë‍ë e sporte të tjeraë.

#1Komb

#1Kombetare

#1Ligeshqiptare”.

Shqipni Etnike në Ligë UnikeSot 🏀, le të vazhdohet me ⚽️🏐🤾‍♂️🥋🥊 e sporte të tjera🇦🇱.#1Komb#1Kombetare#1Ligeshqiptare

Gepostet von Tifozat Kuq e Zi am Donnerstag, 10. September 2020

-->