Tifozët e akuzojnë se është mbipeshë, Neymar i kthehet me ironi kritikëve

Futboll 04 Shtator 2021 16:56

Në Francë e konsiderojnë jashtë forme, por Neymar ka qeshur me pretendimet se është mbipeshë. Para fillimit të sezonit, disa fotografi u shpërndanë me brazilianin që shihej në një jaht dhe me disa kile më tepër.29-vjeçari ishte me pushime pas aktivitetit të tij në Copa America.Neymar ka luajtur vetëm 66 minuta nga katër që janë luajtur në kampionatin francez.

Pas ndeshjes së Brazilit kundër Kilit, për eleminatoret e Kupës së Botës, Katar 2022, tifozët e PSG por edhe të Brazilit kanë vërshuar me kritika për sulmuesin. Ata e kanë akuzuar Neymar për paraqitjen e tij fizike, duke e konsideruar mbipeshë. Megjithatë ka qenë vetë ylli brazilian ai i cili ka reaguar kundrejt kritikëve.

Futbollisti 28-vjeçar ka përdorur llogarinë e tij zyrtare në “Instagram“ për të sqaruar gjithçka. “Fanella ishte e masës G (L në masën europiane), jam në peshën time. Ndeshjen tjetër do kërkoj për masën M”, ishte komenti i Neymar.

-->