Tifozët e Arsenalit e vërshëllejnë Granit Xhakën – ai futet i inatosur drejt tunelit

Futboll 27 Tetor 2019 19:07

Granit Xhaka është larguar nga fusha e lojës në mes të vërshëllimave nga tifozët e Arsenalit.

Mesfushori dhe kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, u zëvendësua në minutën e 60-të të takimit, transmeton Insporti

Xhaka ka qenë cak i kritikave dhe i pakënaqësisë së tifozëve, dhe duket se në ndeshjen e sotme ndaj Crystal Palace kjo ka arritur kulmin.

Ai teksa largohej nga fusha për t’i liruar vendin Bukayo Sakas, u shoqërua nga vërshëllimat e tifozëve në ‘Emirates’, që ishin të pakënaqur me paraqitjen e tij.

Xhaka ua ktheu atyre duke ironizuar me vërshëllimat e tyre, madje duke u kërkuar të bënin më shumë zhurmë, derisa i inatosur u fut drejt tunelit duke e hequr fanellën.

Kujtojmë se Xhaka u emërua kapiten i përhershëm i ekipit, vetëm muajin e kaluar. /Insporti.com/

-->