Tifozët e Arsenalit kanë marrë këtë ‘vendim’ pas incidentit të Granit Xhakës

Futboll 28 Tetor 2019 19:27

Tifozët e Arsenalit i kanë kërkuar Unai Emerys që t’i marrë shiritin e kapitenit Granit Xhakës.

Mesfushori shqiptar ishte tejet i acaruar me thirrjet që i bënë tifozët kundër tij në barazimin 2-2 ndaj Crytal Palaces, derisa u kishte kthyer me të njëjtën monedhë.

Por, tifozët e skuadrës londineze duket se tani kanë vendosur se kush duhet të jetë kapiteni i ri i skuadrës.

Ata kanë kërkuar që Matteo Guendouzi të jetë kapiteni i tyre i ri. Francezi është vetëm 20-vjeçar dhe ata mendojnë se do të ishte më i mirë se Xhaka, por nuk e ka përvojën e këtij të fundit.

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës në disa ndeshje ka qenë vendimtar për Gunners, madje tifozët kishin filluar ta vlerësonin shumë lojën e tij, derisa u bë edhe kapiten.

Mirëpo ndeshja e mbrëmshme ka shkaktuar përplasje të madhe mes tyre në rrjetet sociale dhe tani gjërat për Xhakën nuk duken edhe aq mirë.

-->