Tifozët e Arsenalit në Kosovë reagojnë pas deklaratës së Munishit, ia përmendin kurdisjet e ndeshjeve

Futboll 10 Maj 2021 22:30

Ish- trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi javën e kaluar me anë të një deklarate ka thënë se tifozët e Arsenalit janë më të poshtrit në futboll, përcjell Insporti.

Ndaj deklaratave të trajnerit të Gjilanit nuk kanë qëndruar aspak të heshtur klubi i fansave të Arsenalit në Kosovë.

Në reagimin e bërë “Arsenal Kosovo Supporters Club” kanë përmendur kurdisjet e ndeshjeve.

Reagimi i plotë i “Arsenal Kosovo Supporters Club”:

REAGIM ZYRTAR

Fan Klubi i tifozëve të Arsenalit në Kosovë, i vlerëson të papranueshme deklaratat e trajnerit kosovar, Ismet Munishi.

Mbrëmë në një emision ai tha: “ma tifozë t’poshtër se qata te Arsenalit nuk ka”. Futbolli është sport që bashkon njerëz, e jo që ndanë. Tifozët janë ata që shkojnë pas klubit pa asnjë përfitim, bile humbasin. E trajnerët pasurohen.

Ky është dallimi! Arsenal Kosovo Supporters Club vlerëson se dekaratat e tilla nga një trajner i njohur janë të ulëta dhe të paarsyeshme.

Të poshtër apo jo, tifozët e Arsenalit kanë punuar kundër kurdisjeve e shitjes së ndeshjeve. Përderisa dikush, vetëm i ka shtyrë përpara këto dukuri. Madje, është zënë me “pelë për dore”.

Kursejeni veten nga ofendimet dhe komentet e ulëta.

-->