Tifozët e Barcelonës e ofenduan – Messi reagoi me këto fjalë

Futboll 09 Maj 2019 17:26

Leo Messi u konfrontua nga tifozët e inatosur të Barcelonës, pasi skuadra spanjolle pësoi humbje turpëruese në Ligën e Kampionëve nga Liverpooli.

Sulmuesi i Barcelonës u rikthye i vetëm pasi tesimet kundër drogës e mbajtën atë në ‘Anfield’ më gjatë se sa shokët e skuadrës, përcjell Insporti

Kështu, autobusi i Barcelonës me pjesën tjetër të ekipit u nis pa argjentinasin, që shkoi në aeroport i vetëm.

Përkundër se i shënoi dy gola në fitoren në gjysmëfinalen e parë në ‘Camp Nou’, ku spanjollët fituan me rezultat 3:0, ai ishte pothuajse i qetë në takimin e kthimit, ku Liverpooli triumfoi me rezultat 4:0.

Me të mbërritur në aeroport, pesë herë fituesi i Topit të Artë u ofendua nga tifozët e Barcelonës, me ç’rast ai nuk u përmbajt pa reaguar.

Sipas Mundo Deprotivo, Messi i ka reaguar këtyre fansave, të cilët po lëshonin të shara në drejtim të tij.

“Cili është problemi juaj? Çfarë kam bërë gabim?”, raportohet t’iu ketë thënë Messi grupit të tifozëve që po e ofendonin.

Humbja nga Liverpooli ishte eliminimi i dytë radhazi që Barcelona po e pësonte në të njëjtën mënyrë – pasi vitin e kaluar kishte lëshuar epërsinë 4:1 ndaj Romës nga ndeshja e parë, për t’u mposhtur 3:0 në Itali. /Insporti.com/