Tifozët e bllokuan marrëveshjen e Gattusos me klubin e Tottenham

Futboll 18 Qershor 2021 12:20

Gennaro Gattuso u largua në mënyrë surprizuese nga Fiorentina teksa ende nuk kishte zhvilluar ndeshjen e parë me të “vjollcët”.

Problemet me merkato, bënë që klubi dhe trajneri të mbyllnin para kohe marrëveshjen.

Menjëherë pas këtij lajmi, Gattuso u lidh me skuadrën londineze, Tottenham.

Klubi anglez ishte i gatshëm t’i besonte Gattusos, ndërsa nisën negociatata e menjëhershme.

Megjithatë, tashmë duket se nuk ka më shanse që italiani të firmosë për “Spurs”, kjo jo sepse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, por për shkak të tifozëve.

Ata e mbajnë ende mend Gattuson si lojtar, kur ky i fundit kacafytej me zëvendëstrajnerin e Totenhem.

Kështu, tifozët e Totenhem nuk ia kanë falur italianit dhe nisën menjëherë të shpërndanin në rrjetet sociale moton e tyre: “Jo Gattusos”. Kështu, klubi vendosi që të mos dalë kundër tifozëve dhe në këtë formë, Gatuzo dhe Totenhem nuk do të bashkohen.

-->