Tifozët e Chelseat janë befasuar nga deklarata e Sarrit pas ndeshjes

Futboll 14 Prill 2019 20:41

Ekipi i tij u mund me rezultatin 2:0, por Maurizio Sarri beson se Chelsea zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Liverpoolit.

Liverpooli fitoi derbin e Premierligës ndaj Chelseat me rezultatin 2:0, falë golave të Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

Sarri tha se lojtarët e tij kanë luajtur shumë mirë në këtë duel dhe kishin disa raste shumë të mira shënimi.

“Ne luajtëm një ndeshje të mirë kundër kundërshtarëve të mrekullueshëm. Ne qëndruam në ndeshje për 50 minuta. Kishim dy ose tre mundësi për të shënuar, por mendoj se luajtëm shumë mirë”, tha fillimisht Sarri.

“Ndoshta në këtë moment ata janë më të mirë se ne, por ne jemi duke shkuar në rrugën e duhur, pas golit të dytë, kemi pasur tre mundësi me Eden dhe Higuain. Sipas mendimit tim, ne po shkojmë drejt, jemi duke u përmirësuar, tre muaj më parë nuk ishim në gjendje të qëndronim në ndeshje”, përfundoi ai.

Chelsea me humbjen e sotme, rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

‘Blutë’ kanë 66 pikë pas 34 ndeshjeve, dhe ndodhen në pozitën e katërt. Manchester Unitedi i vendit të pestë ka dy pikë më pak, dhe një ndeshje më pak të luajtur.

Kurse, Arsenali i vendit të gjashtë është tri pikë prapa, por me dy ndeshej më pak.