Tifozët e Chelseat përleshen mes vete pas barazimit me Leicesterin (FOTO)

Futboll 19 Gusht 2019 08:29

Sigurimi i stadiumit të Chelseat u detyruan të ndërhynin në përleshjen që u zhvillua në mes të tifozëve blu, pas barazimit 1-1 ndaj Leicesterit.

Tifozët e skuadrës londineze duke se nuk ishin të kënaqur me rezultatin që morën në përballjen me ‘Dhelprat’ në ‘Stamford Bridge’ e që më pas pasoi edhe përleshja.

Pamjet e publikuar nga SunSport tregojnë më së miri se si sigurimi i stadiumit u detyruar të futje mes turmës që ta ndalonte përleshjen mes tifozët të Chelseat.

Pasi një grup i tifozëve ishin duke u përleshur, pjesa më e madhe e tyre ishin duke brohoritur kundër tyre dhe veprimit fëmijëror që bënë.

Ende mbetet e pakonfirmuar se çfarë bëri që tifozët e ‘The Blues’ të përplaseshin mes tyre, por që në këtë rast u dash edhe intervenimi i policisë së Londrës.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në humbje e Southamptonit ndaj Liverpoolit, ku tifozeritë ishin përleshur mes vete, e që ky rast ishte i dyti, pasi përleshje pati edhe në Kupën e Anglisë në mes të tifozëve të ‘The Reds’ ndaj atyre të Manchester Cityt.