Tifozët e Crvena Zvevdas djegin flamurin e Kosovës dhe fyejnë malaziasit

Basketboll 15 Qershor 2019 23:37

Tifozët e Crvena Zvezdas e kanë shfrytëzuar përballjen me Partizanin për ta djegur flamurin e Kosovës, si dhe për të bërë thirrje ofenduese ndaj malaziasve.

Këto tri palë kishin qenë të përfshira në një incident edhe para disa ditësh, para se të zhvillohet ndeshja Mali i Zi – Kosovë, në kuadër të Grupit Aa të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Mediat dhe tifozët serbë kishin bërë presion mbi trajneri e Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, dhe disa lojtarë të kësaj Kombëtareje të lindur në Serbi që të mos luajnë kundër Kosovës. Trajneri dhe dy lojtarë ua kishin plotësuar kërkesën.

Pas ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat 1:1, Federata e Futbollit e Malit të Zi vendosi ta shkarkojë nga pozita e trajnerit Tumbakovicin. Ai pritet të emërohet së shpejti trajner i Kombëtares së Serbisë, që e shkarkoi trajnerin pas disfatës 5:0 kundër Ukrainës.

Tifozët e Crvena Zvezdas filluan me kore kundër malaziasve, të cilët sipas tyre ishte shumë mikpritës ndaj kosovarëve.

“Do t’ju tregoj për zemërimin,  ajo është ende Sparta e Serbisë, ndodhet pranë detit, është Mali i Zi!”, ishte thirrje e tifozëve serbë./Insporti.com