Tifozët e Fenerbahces e quajnë “Luan” Vedat Muriqin

Futboll 26 Janar 2020 14:19

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi shënoi gol në derbin ndaj Basaksehirit, ndeshje që u fitua nga Fenerbahçe me rezultat 2:0.

Sot, Muriqi publikoi disa fotografi të ndeshjes në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ndërs u vërshua nga komente nga më të ndryshmet.

“Të dua shumë”, “Mbret”, “Vëllau im” ishin disa nga komentet më të shpeshta nga tifozët e ekipit turk, Fenerbahçe.

Reprezentuesi i Kosovës është shndërruar në idhull të tifozëve të klubit turk, pas super paraqitjeve këtë sezon.

Ky është goli i 12 në 17 paraqitje në Superligën turke për 25 vjeçarin nga Prizreni.

 

 

Ndryshe, Muriqi javën e kaluar shënoi gol, asistoi dhe ishte ndëshkuar me karton të kuq, por mungoi vetëm në ndeshjen e Kupës që u zhvillua në mesjavë. /Insporti.com/

-->