Tifozët e Fenerit nuk heqin dorë nga Muriqi: E zgjedhin para Dzekos e Giroud

Futboll 11 Maj 2021 15:27

Përkundër largimit nga Fenerbahçe, sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi vazhdon të jetë një idhull për tifozët e klubit turk, shkruan Insporti.

Një faqe e njohur ‘Fener Ajans’, përmes rrjeteve sociale ka bërë një pyetje për tifozët: Cilin sulmues dëshironi që Fenerbahçe ta transferoj?

Në këtë listë bënin pjesë katër sulmues të njohur: Edin Dzeko, Olivier Giroud, Burak Yilmaz dhe Vedat Muriqi.

Mbi 80 mijë tifozë morën pjesë në këto votime, ku 37.9 për qind ishin pro rikthimit të Vedat Muriqit në Superligën e Turqisë.

28.3 për qind ishin për sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud dhe 24.2 për qind për sulmuesin boshnjak të AS Roma, Edin Dzeko.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u transferua nga Fenerbahçe për në Serie A te skuadra e SS Lazios për 18.5 milionë euro gjatë shtatorit 2020.

-->