Tifozët e Interit i dhurojnë mikpritje të ngrohtë në “San Siro” Mourinhos

Futboll 08 Shkurt 2022 21:47

Tifozët zikaltër nuk e kanë harruar Jose Mourinhon, që për herë të parë nga viti 2010, vjen si kundërshtar në “San Siro”, teksa Roma përballet me Interin në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

“Mirë se vjen Jose”, shkruhej në një pankartë të madhe të ultrasëve zikaltër mbrapa portës, ndërsa më pas erdhi momenti që Mourinho të nisej drejt pankinës, me kamerat dhe koret e tifozëve që e shoqëruan deri sa u akomodua në stol.

Një moment vërtetë emocionues për portugezin, që ka drejtuar Interin për dy sezone në periudhën 2008-2010 dhe ka arritur të fitojë gjithçka, përfshi dy herë titullin kampion, Kupën e Italisë dhe mbi të gjitha, Ligën e Kampionëve.

-->