Tifozët e Lazios sulmojnë Hysajn: “Më mirë të luajmë me 10 lojtarë”

Futboll 18 Korrik 2021 13:53

Debutim i hidhur për Elseid Hysajn në rrjetet sociale si lojtar bardhekaltër.

Në një video të publikuar nga Luis Alberto, mbrojtësi shqiptar, i ngacmuar nga shokët e skuadrës në atë që është kthyer në një traditë për blerjet e reja tashmë, ka kënduar “Bella Ciao”, një këngë që nuk përputhet me bindjet politike të  tifozerisë së Lazio-s, të cilët kanë sulmuar lojtarin në rrjetet sociale.

“A e di se nuk është në Livorno?” dhe “Më mirë të luajmë me 10 lojtarë” kanë qenë vetëm disa nga reagimet.

-->