Tifozët e Leeds u tallën me të, Lampardi i eliminoi dhe ua ktheu në këtë mënyrë

Futboll 16 Maj 2019 09:31

Frank Lampard dhe Derby County ia kanë kthyer keq Leeds Unitedit, pasi këta të fundit ishin tallur me këngë.

Tifozët e Leeds United ishin tallur me Derby Countyn dhe trajnerin Frank Lampard, para gjysmëfinales së dytë të play-offit në Championship, transmeton Insporti

Derby County i Lampardit e humbi ndeshjen e parë gjysmëfinale 0:1, me ç’rast tifozët e Leedsit i kushtuan këngë, me refrenin “Mjaft qave Frank Lampard”.

Legjenda e Chelseat më herët gjatë këtij sezoni ishte ankuar për faktin se homologu i tij, Marcelo Bielsa e kishte spiunuar ekipin e tij gjatë stërvitjeve.

Bielsa ishte zënë duke dërguar spiunë për t’i zbuluar taktikat e Lampardit gjatë sezonit. Më vonë, Bielsa kërkoi falje, mirëpo Lampardi dhe Derby nuk e kishin harruar atë që kishte ndodhur.

Por, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të zhvilluar në “Elland Road”, Derby e eliminoi Leedsin duke fituar 2:4 si mysafir (3:4 rezultat të përgjithshëm) për të siguruar finalen e play-offit në Championship.

Pas ndeshjes, faqja e Derby Countyt ka postuar videon ku shihet Lampard me futbollistët e tij duke festuar në zhveshtore, dhe duke ironizuar me këngën e tifozëve të Leedsit.

Derby tani në finalen e Wembleyt do të takohet me Aston Villan, dhe fituesi i kësaj ndeshje do të ngritet në Premierligë.

Te Aston Villa, legjenda tjetër e Chelseat, John Terry, është në rolin e ndihmës-tarjnerit. /Insporti.com/