Tifozët e Liverpool me këngë-himn për Salah-n musliman (Video)

Futboll 16 Shkurt 2018 13:31

Sulmuesi egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah me paraqitjet e tij, ka bërë që të adhurohet nga tifozët e “Anfield”, madje i kanë vënë edhe nofkën “Mbreti i Egjiptit”.

Tifozët e Liverpool së fundmi kanë dal edhe me një këngë-himn, duke potencuar besimin e tij islam.

Një video nga tifozët e “The Reds” është publikuar, derisa sa këta e këndojnë këtë këngë nga stadiumi për në ndonjë Pub.

“Mo Sa-la-la-la-lah, Mo Sa-la-la-la-lah, if he’s good enough for you, he’s good enough for me, if he scores another few, then I’ll be Muslim too”.

Derisa rima vazhdon me: “He’s sitting in the mosque, that’s where I want to be”.

Mohamed Salah, vitin e kaluar u emërua si futbollisti më i mirë në Premier League, që vjen nga Kontinenti Afrikan., kurse këtë të mërkurë pasi shënoi në ndeshje kundër Porto-s në Ligën e Kampionëve, ai u bë vetëm lojtari i 13-të në gjithë historinë 125 vjeçare të Liverpool, i cili shënon 30 gola brenda një sezoni. /Insporti.com

-->