Tifozët e Liverpoolit: Do të bëhemi myslimanë për Salah

Futboll 13 Prill 2019 14:22

Futbolli përjetohet shumë nga ata që e praktikojnë në moshë të vogël. Eshtë pasion i pastër, i pandikuar nga asgjë tjetër, si paraja e të tjera interesa.

Mohamed Salah është kthyer në një idhull të tifozerisë së Liverpool-it, me këta të fundit që kanë shkuar deri aty sa i kanë thurur vargje sulmuesit egjiptian.

Kjo këngë vie si kundërpërgjigje për ofendimet raciste që u bënë në drejtim të Salah, gjatë ndeshjes Slavia Praga me Chelsea në kuadër të Europa League, ndeshje në të cilën tifozët e Chelsea ofenduan ish yllin e skuadrës së tyre, raporton Insporti.com.

Tifozët i janë referuar futbollistit mysliman të Liverpoolit si “bombardues”, duke asocuar kështu në sulmuesit vetëvrasës në organizata ekstreme islamike

Në këngën e kënduar nga tifozët e “The Reds” thuhet:

“Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse i jep edhe disa gola, do të bëhem edhe unë mysliman. Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse ai rri në xhami, aty dua të jem dhe unë”.

 

25-vjeçari nuk i ka ndalur golat prej se ka ardhur në klub, ndërsa tifozët anglezë thonë se do të bëhen mysliman nëse ai vazhdon me gola.

Liverpooli po thuajse është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Portos me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve.

Ndryshe, të dielen (nesër) “The Reds” do të zhvillojnë një ndeshje të tejet të rëndësishme në kampionat kundër Chelsea në “Anfield” dhe në rast të fitores do të jenë shumë afër shpalljes kampion pas 30 vite pa fituar tiullin. /Insporti.com/

-->