Tifozët e Liverpoolit tallen keq me Manchester Unitedin

Futboll 11 Korrik 2019 18:10

Skuadra e Manchester Unitedin ndodhet në Australi, për të kryer fazën përgatitore, por diçka e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme.

Gjatë kohës që “Djajtë e Kuq” po zhvillonin stërvitjen, një pankartë nga tifozët e Liverpoolit, është shfaqur sipër tyre. Në pankartë shkruhej “Liverpool – 6 herë kampion Evrope”, pikërisht për t’iu treguar lojtarëve të Unitedit, se ata janë më lart. Gjithsesi kjo ishte thjesht një shaka nga tifozët e “the reds”, dhe më pas stërvitja vazhdoi normalisht.