Tifozët e Milanit thyejnë rekorde në ‘Twitter’, duan me çdo kusht jashtë këtë lojtar

Futboll 22 Tetor 2019 08:21

Milani po kalon një moment mjaft të errët, teksa barazimi i një nate më parë me Leccen, e ka zhytur akoma më shumë në krizë ekipin kuqezi.

Fajtori kryesor nuk shihet të jetë më trajneri, por lojtarët.

Në qendër të kritikave është padyshim Suso, për të cilin ka nisur një nismë në rrjetet sociale, me hashtagun “#SusoOut”.

Brenda pak orëve, ky hashtag ka thyer rekorde, duke u bërë më i përdoruri në Itali.

Spanjolli po kalon një moment mjaft të keq dhe pavarësisht kësaj, trajneri Pioli e mbajti titullar për 90 minuta mbrëmjen e kaluar.

Situata duket kaotike te kuqezinjtë, teksa në fundjavën e ardhshme kanë një sfidë tjetër të vështirë në udhëtim ndaj Romës.

-->