Tifozët e PSG protestojnë kundër Pogba: Nuk të duam, ashtu siç nuk të do nëna jote këtu

Futboll 24 Korrik 2021 09:56

Paul Pogba vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së gazetave angleze dhe franceze, për shkak të ardhmes së tij të pa qartë në Manchester United. Në ditët e fundit janë shtuar zërat se Paris Saint-Germain do të dërgojë një oferta në drejtim të klubit anglez për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez, raporton Insporti.

Megjithatë, kundër afrimit të tij në skuadrën parisiene janë tifozët e klubit, të cilët kanë vendosur një baner në stadiumin “Parc des Princes” se nuk e duan në skuadër.

“Pogba duhet ta dëgjosh nënën tënde, ajo nuk të dëshiron këtu. Ashtu siç nuk të dëshirojmë as ne”, thuhet në banerin e vendosur në murin e stadiumit.

Mesfushori francez raportohet se është duke I shikuar të gjitha ofertat, madje edhe atë të “Djajve të Kuq”, të cilët i kanë ofruar kontratë të re.

Sipas disa raportimeve të disa gazetarëve të afërm me klubin anglez, Pogba mund të qëndrojë duke parë edhe transferimin e Jadon Sanchos dhe ardhjen potenciale të shokut të tij nga Real Madridi, Raphaël Varane.

Pogba ka vetëm edhe një vit kontratë me 20 herë kampionin e Anglisë. /Insporti.com/

-->