Tifozët e PSG-së e vërshëllyen, Neymar iu përgjigjet me gol por nuk feston
Futboll
13 Mars 2022
14:16

Tifozët e Paris Saint-Germain kanë befasuar të gjithë me veprimet e tyre të fundit para dhe gjatë ndeshjes së sotme në Ligue 1 ndaj Bordeaux.
Ata kanë vërshëllyer nga yjet kryesor të skuadrës, Lionel Messin dhe Neymarin. Dy futbollistët janë vërshëllyer nga tifozët para ndeshjes, por edhe në çdo prekje të tyre gjatë ndeshjes, po vërshëllehen.
Megjithat, braziliani iu kundërpërgjigj me gol – teksa nuk festoi kur shënoi.
PSG është duke luajtur në shtëpi ndaj Bordeaux në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.
/Insporti.com