Tifozët e PSG-së i vëjnë “flakën” rrugëve të Manchesterit

Futboll 12 Shkurt 2019 19:32

Rrugët e qytetit të Manchester janë “bllokuar” nga tifozët francez të skuadrës së Paris Saint-Germain.

Sonte me fillim të orës 21:00, në stadiumin Old Trafford do të takohen Manchester United dhe PSG, në kuadër të fazës 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, raporton Insporti.com.

Tifozët vizitorë nga Parisi kishin paralajmëruar se po sa të aterojnë në Manchester, zëri i tyre do të dëgjohet dhe se do të dhurojnë mbështetje maksimale për skuadrën e tyre.

Në video të publikuar në rrjetet sociale, atë shihen duke kërcyer dhe brohoritur nën zhurmën dhe tymin e mjeteve piroteknike. /Insporti.com