Tifozët e tallin Kroosin për mënyrën se si tentoi ta ndalë Messin (VIDEO)

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e gjeti një mënyrë të re për ta ndalur kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, gjatë El Clasicos të së mërkurës – duke e tërhequr atë prapa përmes pantallonave të shkurtra.
Kroos when the lights are on and he’s getting pressed by Messi. https://t.co/f53kjW8Pco pic.twitter.com/eTnLydn5I3
— AGx (@ProdigyFCi) December 20, 2019
Në 628 raste gjatë karrierës së Lionel Messit, kundërshtarët kanë tentuar ta ndalin dhe kanë dështuar. Në këtë statistikë janë marrë parasysh vetëm golat e argjentinasit, mirëpo askush s’ka tentuar ta ndalë atë ashtu siç bëri Toni Kroos, transmeton Gazeta Express.
Ylli i Barcelonës ishte duke luajtur në El Clasico të mërkurën në mbrëmje dhe mesfushori i Real Madridit e gjeti një mënyrë të çuditshme për ta ndalur gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë.
Kjo metodë nuk është e zakonshme megjithatë i funksionoi mesfushorit gjerman, pasi që Messi nuk arriti ta ketë ndikimin që e shpresonte në atë rast. Pas kësaj, tifozët e futbollit filluan të tallen me Kroosin në rrjete sociale.
Messi i ka shënuar gjithsej 26 gola në ndeshjet kundër Real Madridit, më shumë se kushdo tjetër në histori, mirëpo ndeshja e së mërkurë përfundoi me barazim pa gola, gjë që s’kishte ndodhur që 17 vjet.