Tifozët e Unitedit marrin lajmin më të mirë të mundshëm

Futboll 26 Gusht 2019 16:54

Manchester United e ka nisur shumë keq edicionin e sivjetmë në Premierligë, ku nga tre takime ka grumbulluar katër pikë.

Po ashtu edhe në afatin verorë të transferimeve nuk ka arritur të sjellë në radhët e veta futbollistët që i ka dashur duke dështuar në këtë aspekt.

Tifozët anë e kënd botës gishtin për këtë dështim ia hedhin drejtorit ekzekutiv e që është Ed Woodward.

Ata që një kohë e kërkojnë largimin e tij nga skuadra, e në lidhje me këtë, kanë marr një lajm të mirë.

Spekulohet që Woodwardit do t’i tregohet dera në janarin e vitit 2020.

Është lakuar emri i David Gill për tu kthyer në rolin e drejtorit ekzekutiv, rol të cilin e kishte pasur në kohën e Fergusonit, para se të merrte post në FIFA.