Tifozët e Vushtrrias e fyejnë futbollistin e Gjilanit në baza racore

Futboll 07 Nëntor 2019 17:03

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në “Ferki Aliu” gjatë ndeshjes Vushtrria dhe Gjilani, teksa futbollisti brazilian i ‘kuqebardhëve’ Jackson Ferreira është ofenduar nga tifozët vendas në baza racore.

E gjitha kjo ka ndodhu në fundin e pjesës së parë, teksa tifozët vendas kanë brohoritu “hu-hu-hu-hu” dhe e kanë quajtur “monkey” që në shqip i bije “majmun”, futbollistin brazilian Ferreira, shkruan Gazeta Sheshi.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes nuk e ndaloi ndeshjen, por delegati mori shënimet e duhura, teksa pritet ta raportojë këtë skandal.

Por, ky nuk isht skandali i vetëm në këtë përballje, pasi që ndeshja u ndërpre në minutën e 60-të të ndeshjes, teksa gjyqtari i katërt Burim Jahmurataj u qëllua me mjete të forta nga tifozëria vendase.

 

 

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa Policia e Kosovës kishte ndërhyrë për ti larguar tifozët në pjesën perendimore të stadiumit.

 

 

Ndeshjen e fitoi në fund Gjilani me rezultat 3-1.

 

Dhunë në Vushtrri, goditet gjyqtari i katërt (FOTO)

 

-->