Tifozët fashistë të Lazios hapin pankarta në nder të Benito Musolinit

Futboll 25 Prill 2019 09:40

Situatë kaotike u shkaktua dje në Milano në prag të ndeshjes në Kupën e Italisë, ndërmjet Milanit e Lazios.

Lazio arriti të kualifikohej në finale të Kupës së Italisë, pasi në “San Siro” e eliminoi Milanin, pasi e mundi me rezultat 0:1.

Në rrugët e Milanos para ndeshjes gatishmëria e forcave të sigurisë u rrit ndjeshëm, pasi tifozët ultras të Lazios kanë shpalosur një parullë në mbështetje të Benito Mussolinit dhe kanë kënduar këngë mbështetëse ndaj ish-liderit fashist.

“E nderojmë Mussolinin”, shkruhej në pankartën e shpalosur nga këta tifozë fashistë në rrugët e qytetit të Milanos.