Tifozët i gëzohen largimit të Muriqit – “Koha për të festuar”

Futboll 29 Janar 2022 16:39

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi pritet të luajë pjesën e mbetur të sezonit në La Liga, me skuadrën e Mallorcas, shkruan Insporti.

Sipas raportimeve, Muriqi ka udhëtuar sot drejt Mallorcas për të kryer testet mjekësore, kurse nesër pritet të jetë edhe dita kur do të zyrtarizohet tek skuadra e re.

Ky lajm duket se ka gëzuar pa masë edhe tifozët e Lazios, të cilët nuk janë aspak të kënaqur nga forma e treguar e sulmuesit në Seria A, dhe për t’i vënë kapukun ka menduar një tifoz i cili ka postuar një fotografi ku shihet tavolina e mbushur me mbishkrimin “Muriqi jashtë”, duke aluduar që kjo është arsyeja e festës.

PAMJE:

-->